RTV Ora - Ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari sapo të dal nga burgu

2019-05-27 2

#rtvora
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e ish-komandos Erzen Uka të arrestuar një ditë më parë për shpërndarjen e videove me përbajtje terroriste, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".

Seanca me dyer të mbyllura është shoqëruar me tensione, pasi ish-komandoja i ushtrisë ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu dhe se nuk do ta kalojnë kollaj.

Po kështu Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para gjykatës, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

Erzen Uka, ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, u arrestua nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ish-komandoja-kercenon-gjyqtarin-dhe-prokurorin-do-jepni-llogari-sapo-te-dal-nga-burgu

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange