Ndahen çmimet “pulitzer” - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reporterët e Mianmarit, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, kanë fituar çmimin Pulitzer ne gazetari, për zbulimin e masakrës së Rohinjave nga budistët dhe Forcat e Sigurimit të vendit. Ata u arrestuan në dhjetor 2017 dhe po vuajnë një dënim prej 7 vitesh heqje lirie për shkeljen e sekretit zyrtar, dhe po qëndrojnë në burg prej 490 ditësh në Mianmar.?Unë jam i kënaqur që Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo dhe kolegët e tyre janë njohur për mbulimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe të guximshëm?, tha kryeredaktori i Reuters, Stephen Adler. ?Gjithsesi, mbetem thellësisht i shqetësuar që gazetarët tanë të guximshëm janë ende prapa hekurave?, tha ai.Agjencia ka bërë të ditur se nuk do të festojnë për çmimin deri sa dy reporterët të jenë të lirë.Edhe gazetarët Maggie Michael, Maad al-Zikry dhe Nariman El-Mofty nga agjencia Associated Press fituan të njëjtin çmim për raportimin e urisë dhe torturës gjatë luftës civile të Jemenit.Uashington Post ishte finalist për medaljen e shërbimit publik për mbulimin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khassoggi brenda konsullatës së saudite në Stamboll.Gazeta lokale në SHBA ?The Capital? fitoi çmimin Pulitzer për mbulimin mediatik që i bëri sulmit të armatosur në redaksinë e saj, ku humbën jetën 5 gazetarë.Çmimi shkoi gjithashtu edhe për gazetat ?New York Times? dhe ?Wall Street Journal? për zbulimet që kanë bërë lidhur me hetimet për Presidentin Trump, artikujt e të cilave janë etiketuar si ?gjueti shtrigash? nga presidenti amerikan.