Ambasada e SHBA apel politikës - Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe njëherë klasa politike ne Shqipëri ka deshmuar se ndasitë jane shume me te mëdha se gjerat qe mund ti bëjnë bashke. Por nëse kjo gje me pare ka qene shume me e theksuar tek meshkujt ne politike, këtë te marte edhe gratë treguan se edhe per gjera qe i prekin, siç eshte kanceri i gjirit, nuk bëhen bashke. Edhe pse ishin te ftuara ne aktivitetin kundër diskriminimit ne punësim te grave qe vuajnë nga kanceri i gjirit, ish-deputetet e Partisë Demokratike, refuzuan pjesëmarrjen, me përjashtim te Valentina Dukës. E përballe kesaj situate, e ngarkuara me pune e shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Leyla Moses-Ones, i drejtoi nje thirrje te gjithe grave ne politike. ?Shpresoj qe kjo do te jete nje fushe e përbashkët ku ju, drejtuesit politike te Shqipërisë te mund te mblidheni se bashku, te bashkoheni per ta çuar vendin përpara. Kur ju te lini mënjane dallimet tuaja dhe te bashkoheni ne te mire te publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim. Ju gratë e Shqipërisë mund te jepni nje shembull per vajzat e reja, udhëheqësit e ardhshëm te ketij vendi dhe gjithashtu per koleget tuaj meshkuj.Por ajo ishte me e drejtpërdrejt kur i beri apel klasës politike per te bashkëpunuar ne te mirën e vendit, përfshi dhe reformën zgjedhore.Koha është tani dhe mundësia eshte ketu, udhëheqësit shqiptar duhet te punojnë se bashku per te dhëne nje shembull te shkëlqyer per qytetaret tuaj, zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri ndoshta dhe reforme zgjedhore. Te gjitha keto jane te mundshme me drejtues te mire ne krye ne nje bashkim përpjekjesh.Gjate ketij aktivitetit u prezantuan gjetjet e nje studimi te kryer mbi problemet qe hasin grate e diagnostikuara me kancer te gjirit dhe diskriminimin qe u behet atyre ne pune. E gjate fjalës se saj, e ngarkuara me pune e SHBA ne Tirane, u përlot teksa solli përpara te pranishmeve historinë e nenes se saj, e cila e kishte humbur betejën me kancerin.