Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka deklaruar se po tentohet në çdo formë që palët të ulen në dialog. Nga Shkodra, Borchard tha se po inkurajojnë të gjithë forcat politike që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri?, deklaroi ambasadori i OSBE.