20 vjet nga eksodi i shqiptarëve, Kukësi pret sërish Kosovarët - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sot mbushen 20 vjet nga eksodi i kosovare kur rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat serbe të shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre dhe te strehoheshin ne Shqipëri dhe Maqedoni.Në qytetin e Kukësit si çdo vit u be pritja simbolike e Kosovareve nga kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu ndërsa i pranishëm ishte edhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko.?Është kënaqësi pas 20 vitesh flet vete gjithçka. Cfare ka ndodhur, si kujtohet, cfare ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu te gjithe bashke. I pyetur se cfare ka ndryshuar ne marrëdhëniet Kosove- Shqipëri ? Majko tha: - Kosova dhe Shqipëria ndihen me mire por ne duam te jete me mire. Jemi Shqiptare dhe dy kufij këtu. Eshte kufiri i ish Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë te Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do te behet shume shpejt.?Eksodit i vitit 1999 konsiderohet si një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e kombit shqiptar. 20 vite më parë banorët e Kukësit hapën dyert e shtëpive të tyre në një moment mjaftë të vështirë per vëllezërit nga Kosova.Kukësi u bë qendra e zhvillimeve me përmasa botërore. Personalitetet më të mëdha të kohës, media, shoqata e plot organizma të tjerë mbërritën në qytetin verior për të parë e ndihmuar në zgjidhjen e krizës.