RTV Ora - Basha i kërkon Komisionit Evropian: Në Shqipëri të implementohet Raporti Priebe

2019-05-27 0

#rtvora
Në një kohë kur na ndajnë pak javë nga vendimi për çeljen e negociatave, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga Komisioni Evropian nisjen e implementimit të Raportit Priebe. Këto deklarata, kreu i demokratëve i bëri nga Sllovenia, ku është i ftuar në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Lulzim Basha: Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri.

Basha kujtoi suksesin që ka patur raporti Priebe në krizën politike të Maqedonisë së Veriut në vitin 2015

Lulzim Basha: Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-i-kerkon-komisionit-evropian-ne-shqiperi-te-implementohet-raporti-priebe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange