Manastirliu: Heqje license për spitalet që nuk plotësojnë standardet bazë

2019-05-27 0

?Institucioneve shëndetësore që nuk kalojnë pragun e standardeve bazë do të pezullohet aktiviteti?. Gjatë prezantimit të projektligjit të ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi ndryshimet në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, i cili përcakton për herë të parë një lidhje organike mes procesit të akreditimit dhe licensimit të institucioneve shëndetësore publike dhe jopublike.

?Plotësimi i standardeve bazë të akreditimit do të jetë kriter për mbajtjen e licensës për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore. Pas marrjes së licencës, të gjithë aktivitetet private do t?i nënshtrohen procesit të akreditimit dhe plotësimit të standardeve bazë dhe në rast mosplotësimi të tyre do të revokohet licence?, deklaroi Manastirliu.

Duke prezantuar ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se do të letë më shumë transparencë në vendimmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë me krijimin për herë të parë të dy organeve të rëndësishme këshillimore pranë Ministrit.

?Këshillit Kombëtar i Shëndetësisë dhe Këshilli Kombëtar i Pacientëve do të jetë pjesë e vendimmarrjes në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të shëndetësisë, në ndryshimet ligjore dhe në përcaktimin e politikave prioritare shëndetësore?, tha Manastirliu.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i ligjit të kujdesit shëndetësor lidhet me vendosjen për herë të parë të procesit të audidimit klinik, bazuar mbi protokollet klinike.

?Auditimi klinik dhe auditimi i praktikës mjekësore sipas protokolleve klinike është një proces i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët në institucionet e kujdesit shëndetësor?, tha Manastisliu.

Duke vlerësuar frymën e transparencës në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se një ndryshimin tjetër i rëndësishëm që propozohet nëpërmjet këtij projektligji ka si qëllim të krijojë dhe të ruajë një sistem unik të informacionit shëndetësor.

?Me qëllim shfrytëzimin maksimal të të dhënave mjekësore nëpërmjet shkëmbimit të tyre, është e domodoshme që sistemet e informacionit shëndetësor në të gjithë ofruesit e shërbimeve shëndetësore, publike dhe jo publike të integrohen me sistemin e regjistrave elektronik të shëndetit, duke krijuar një platformë unike të sistemit shëndetësor?, tha Manastirliu.