Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup

2019-05-27 3

Është plaçkitur filiali i Bankës NLB që ndodhet përballë komunës së Çairit. Gjatë vjedhjet që besohet të jetë kryer nga katër persona nuk ka pasur viktima në njerëz përveç sulmit fizik ndaj sigurimit të bankës. Jo-zyrtarisht besohet të jenë vjedhur rreth 100 mijë euro. Makinën me të cilën është kryer sulmi është gjetur në flakë rreth dy kilometra nga vendi i ngjarjes. Policia po heton rasti ndërsa nga banka sigurojnë klientët se paratë e tyre janë të garantuara. Sulmi i sotëm ndërkohë ka shtuar pasigurinë në mesin e banorëve për krimin në rritje.