http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar për median britanike ?The Guardian? se Kosova nuk ka ne plan te tërheqë tarifën për produktet serbe e cila çoi në ndërprerjen e bisedimeve , ndërkohë shprehet optimist se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda këtij viti.Hashim Thaçi: ?Nuk është në plan që të hiqet tarifa për mallrat serbe, por është e nevojshme që të bëhet një progres i shpejtë. Ne rrethanat aktuale, me këto tensione, unë nuk shoh arsye që ndonjë investitor i huaj të vijë dhe të investojë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje e paqes sjell prosperitet. Një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në një linjë me marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka mundësi që të ndodhë në vitin 2019. Ne duhet që të ulemi qoftë edhe me armikun kryesor, por pa asnjë parakusht dhe të provojmë që ta dëgjojmë njëri-tjetrin.?Por Thaçi nuk heq dore nga teza e korrigjimit te kufiritHashim Thaçi: ?Demarkimi i kufirit mund të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje të përbashkët gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke me Serbinë. Nuk mund të ketë kufij në vija etnike. Është e pamundur. Të dyja, edhe Kosova edhe Serbia do të mbesin vende multietnike. Serbët e Kosovës janë tërhequr nga jeta politike në Kosovë, përfshirë policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Askush nuk ka një përgjigje se si të lëvizet përpara dhe viktimat më të mëdhenj janë kosovarët, e në veçanti serbët e Kosovës.?Ndërkohë këtë te hënë kreu i shtetit te Kosovës ndodhet në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. Sipas njoftimit te presidencës ai do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë dhe për dialogun me Serbinë.