Zgjedhjet në Akademi, Tole dhe Sinani: Kandidatët duhet të plotësojnë edhe formularin

2019-05-27 0

Prej dy vitesh Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë po funksionon pa kryetar edhe pa zëvendëskryetar. Ndërsa, pozicioni i kryetarit të Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike ka përfunduar, sikundër edhe pozicioni i sekretarit shkencor është drejt përfundimit, ka bërë që Asambleja e Akademisë gjatë muajve të parë të këtij viti të përcaktojë datën 24 maj, si ditën e zgjedhjeve të reja. Sekretari Shkencor dhe akademiku Vasil Tole shpjegon se në datë 10 prill është shpallur thirrja për pjesëmarrje në zgjedhje, duke iu drejtuar 44 anëtarëve të asamblesë, që të marrin pjesë apo të vetofrohen për këto pozicione.

?Deri në datë 10 maj pranohen kandidaturat, që duhet të paraqesin për këto pozicione. Përveç CV-së, kërkesës edhe një listë të veprimtarisë së tyre, krijuese, shkencore edhe studimore është parashikuar të paraqitet dhe platforma e asaj, që parashikon kandidati të kandidojë?, shprehet akademiku Vasil Tole.

Ndërsa, Tole (aktualisht sekretar shkencor në ASH) nuk e ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në këto zgjedhje, shton edhe se të gjithë kandidatët përpos cv-s, që do të dorëzojnë duhet të plotësojnë edhe formularët e dekriminalizimit.

?Një pjesë e rëndësishme është edhe formulari i dekriminalizimit dhe formulari i quajtur ndryshe formulari i Autoritet të Dosjeve të Sigurimit, pasi funksionet drejtuese të Akademisë preken nga këto dy ligje. Në funksionet drejtuese të Akademisë së Shkencave nuk ka asnjë problem deri tani?, thotë Tole më tej.

Free Traffic Exchange