http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Arrin në 17 numri i kontratave në Energjetikë që Ministria ka nisur të anulojë në mënyrë të njëanshme. Bëhet fjalë për kontrata koncesionare që janë dhënë për të ndërtuar hidrocentrale në zona të ndryshme të vendit.Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste,- thotë Hantin Bonati, zv/ministër i energjisë.Sipas Ministrisë këto kontrata kanë tejkaluar afatet e nisjes së punimeve, por jo vetëm.Janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më frekuentet janë: Mosrespektimi i afateve procedurale si dhe Mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.Procesi i skanimit të kontratave në energjetikë nisi në muajin shkurt, teksa ministrja Belinda Balluku nxori një urdhër për të verifikuar mangësitë e konstatuara, për shkak të numrit të lartë të kontratave të miratuara, por shumë pak prej tyre rezultojnë funksionale në praktikë.