Makarona me presh dhe pançetë
Përbërësit:
320 gr makarona
120 gr pançetë
2 presh
1 lç erza me perime të thata
Vaj
Kripë dhe piper
Sherebel
Përgatitja:
Presim pjesën e bardhë të preshit në unaza shumë të holla dhe e vendosim në tigan. Shtojmë pak kripë, e lëmë të zbutet, shtojmë ujë, erzat me perimet e thata dhe vendosim kapakun që të ziejë.
Në një tigan tjetër vendosim pançetën për ta thekur duke e trazuar herë pas here. Në një tenxhere kemi vendopsur që të valojë ujë, kripë dhe makaronat.
Trazojmë mirë preshin dhe nëse nuk është zbutur i shtojmë edhe pak ujë nga makaronat deri sat ë zbutet plotësisht. Më pas e kalojmë në blender, e kthejmë në pure dhe e vendosim përsëri në tigan. Duke i shtuars ërsih lëng makaronash duke i dhën trajtën e një kremi. Shtojmë në të pançetën e thekur, sherebel të copëtuar dhe kullojmë makaronat e is htojmë në tiganin me salcë preshi dhe pançetë. Më pas i shërbejmë të ngrohta.