#rtvora
Protestat e një dite më parë e opozitës ka qenë nën vëzhgimin e istitucionit të Avokatit të Popullit. Përmes një deklarate thuhet se ekipe monitoruese të Avokatit të Popullit kanë qenë në terren prej orës 18.00 të së shtunës së 13 prillit deri në përfundim të protestës për të parë dhe dokumentuar nga afër çdo zhvillim.
Nga vëzhgimet e kryera, Avokati i Popullit thotë se ka konstatuar se protesta është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe se episodet e dhunës apo të kundërshtimit të forcave të policisë nga ana e protestuesve kanë qenë në një shkallë të menaxhueshme.
Jo dhunës në protesta-Avokati i Popullit nuk pajtohet me veprime të dhunshme të çfarëdo shkalle apo natyre të drejtuara ndaj individit, institucioneve shtetërore apo pronës private.
"Sikurse është parë edhe në protesta të tjera edhe në vende të ndryshme të Europës, disa akte të kufizuara por të dënueshme dëmtimesh janë konstatuar në disa godina isntitucionesh por edhe prona (makina apo qepena dyqanesh) të individëve privatë jashtë institucioneve ku po protestohej, ndërsa u vu re se grupe qytetarësh kanë çarë kordonin policor për të përdorur shkallët e godinës së kryeministrisë si tribunë për të brohoritur".
Pavarësisht kësaj, Avokati i Popullit i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të garantojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor, pa e kufizuar këtë të drejtë në asnjë mënyrë, as të drejtpërdrejtë e as të tërthortë.
Shqetësim mbi përdorimin pa kriter të gazit lotsjellës- Avokati i Popullit shpreh shqetësimin që sjelljet e jashtëligjshme apo të dënueshme të individëve apo grupimeve të vogla e të veçuara, vazhdojnë të përdoren si pretekst nga ana e institucioneve tona ligjzbatuese për të kufizuar të drejtën për tubim, edhe për qytetarët e tjerë të papërfshirë në shkelje ligjore.Një nga shqetësimet kryesore mbetet përdorimi i gazit lotsjellës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/avokati-i-popullit-denon-dhunen-dhe-gazin-lostsjelles-ne-proteste-shqetesim-dhe-median
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz