http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zona e Skurajt në Milot është pjesë e programit të 100 fshtarave, një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e agro-turizmit.E vecanta e këtij fshati është historia që ai mbart, ku spikasin Kisha e Shende Prendes, dhe shkolla e parë shqipe, të cilat ndodhen në vargmalet e Skenderbeut.Fshati Skuraj është pranë lumit të Matit në rrjedhën e poshtme të tij dhe është i rrethuar me male të lartë. Hapësirat mes pemëve shfrytëzohen nga turistë vendas e të huaj.TuristeKemi 3 muaj qe kemi ardhur ne Shqipëri. Deri tani kemi vizituar Durresin, Valbonën, Tiranen dhe Gjirokastrën. Njerëzit janë shumë të dashur, miqësor dhe mikprites. Është shumë bukur të jesh këtu. Erdhëm nga Italia. Na pëlqen shume natyra, malet. Gjithçka këtu është shume bukur. Te gjithe udhëtimin nga Franca ne Shqipëri e kemi bere me biçiklete. Dy bashkëshorët kanë udhëtuar me bicikletë nga Franca dhe destinacioni i fundit është Durrësi.