Qukës-Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga akset më problematike për sa i përket zvarritjes së punimeve.Punimet nisen rreth një dekadë më parë, ndërsa sot ndërsa udhëtarët nuk kanë ende akses të plotë në të.Ata që e vuajnë më shumë zvarritjen e punimeve janë banorët e fshatit Karkavec, shtëpitë e të cilëve shtrohen në dy anët e rrugës. Aksi është i amortizuar dhe retë e pluhurit mbulojnë gjithë zonën.Rruga e re shkurton ndjeshëm udhëtimin nga Tirana drejt Korçës e po ashtu i shërben shumë fermerëve të zonës. për tregtimin e prodhimeve bujqësore. Por pengesat deri më sot u kanë sjellë vetëm dëme.Probleme me infrastrukturën ka edhe në aksin Kukës - Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit, ku mungojnë mbikalimet e duhura.Ndërtimi i tre të tillëve nuk ka sjellë një zgjidhje e plotë, pasi ato shërbejnë vetëm për banorët dhe jo për bagëtitë.Ndërkohë, punimet për dublimin e urave në aksin Kukës-Morinë janë drejt përfundimit. Në fund të procesit, e gjithë autostrada është parashikuar të rrethohet në dy anët e saj me mbrojtëse metalike e rrjetë.