Report TV -37 të arrestuar për protestën e dhunshme të opozitës

2019-05-27 0

37 protestues janë arrestuar nga policia e Tiranës, për dhunën në tubimin e djeshëm të opozitës. Ndërkohë 24 persona do të hetohen në gjendje të lirë, mes të cilëve është edhe Gazment Bardhi, në statusin e organizatorit të protestës.

Nën drejtimin e hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, policia thotë se janë arrestuar 37 persona "për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë për shkatërrimin e pronës shtetërore dhe private gjatë zhvillimit të protestës nga PD dhe LSI".

Nga protesta mbetën të plagosur 5 punonjës të policisë. "Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme", thotë policia.