RTV Ora - Vasili i kërkon llogari Lleshit: Kush e dogji makinën dhe kush ishte pronari?

2019-05-27 0

#rtvora

Pas deklaratave të Sandër Leshaj në lidhje me protestën e opozitës, LSI i kërkon llogari Ministrit të Brendshëm llogari se kujt i përkiste makina që u djeg para Parlamentit gjatë mbrëmjes së 13 prillit.

Petrit Vasili në një deklaratë për mediat nga selia kërkon një përgjigje nga Sandër Lleshaj se kush i fiku dritat gjatë demonstratës së opozitës.

Vasili: Jam sot t'i kërkoj këtij ministri të pacipë, kush ishte pronari i makinës. Kush ishte ai që u fut atje ku perimetri i sigurisë ruhej dhe përveç mjeteve mjekësore dhe të medias nuk lejohej askush të futej. Kush ishte pronari dhe kush i fiku dritat në miting?

Ku në vend të sigurisë për një miting paqësor, fiku dritat në mënyrë që provokatorët që vunë flakën dhe tentuan të digjnin dhe kisokën mu në mes të sheshit të konsumonin të qetë provokimin e tyre të dhe të mos identifikoheshin. Kush e dhunoi fotografin Arben Dajçi? Por denoncimin e bërë nga BIRN dhe videon e bërë publike se si pa shkak gazetarët dhe fotoreporterët goditeshin kush e godiste policin nga atje brenda me megafon?

Por edhe pas pyetjeve publike nga ana e opozitës si dhe nga interesimi i gazetarëve ende Policia e Shtetit nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për makinën që u dogj gjatë kohës që PD dhe LSI po protestonin para Kuvendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vasili-i-kerkon-llogari-lleshit-kush-e-dogji-makinen-dhe-kush-ishte-pronari
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz