Report TV -Akademia e Shkencave shpall kriteret për zgjedhjet

2019-05-27 0

Para disa ditësh në kuvend u dorëzua projektligji për reformën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nga 15 deputetë të Partisë Socialistë. Fill pas kësaj, në faqen zyrtare të këtij institucioni është publikuar edhe data e zgjedhjeve, kriteret edhe procedurat për pozicionet drejtuese të katër vendeve vakante.

Referuar vendimeve të Asamblesë së Akademisë së Shkencave nr.1, datë 10 janar 2019. Për zgjedhjet e reja në Akademinë e Shkencave dhe ngritjen e komisionit të këtyre zgjedhjeve vendimi nr.4 datë 26 shkurt 2018, pika 3, është caktuar data 24 maj 2019, si dita e zgjedhjeve për kryesinë e ASH dhe për Këshillin Ekzekutiv, për pozicionet drejtuese vakante edhe ato të krijuara për shkak të përfundimit të mandatit ligjor ose të dorëheqjeve, si 1). Kryetari i Akademisë, 2). Zëvendëskryetari i Akademisë, 3). Sekretar Shkencor i Akademisë dhe 4). Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike.

Para një muaji edhe akademiku Skënder Gjinushi paralajmëroi se në këtë institucion me apo pa ligjin e ri do të ketë zgjedhje, ndërsa, ende nuk dihet nëse këto zgjedhje do të jenë të vlefshme, pas të ri, që prej dy vitesh është në pritje, për t?u miratuar në qeveria.

Free Traffic Exchange