Institucionet, në mesin e të cilave edhe MPB-ja, duhet të fillojnë me harmonizimin e ligjeve të tjera me atë për përdorimin e gjuhëve. Në kuadër të ministrisë së sipërpërmendur është edhe Ligji për Nënshtetësi. Nga ky dikaster thonë se tashmë kanë filluar me iniciativën për ndryshime të tilla, por nuk dhanë detaje se cilat nene do të përfshijnë këto ndryshime dhe nëse në mesin e tyre është edhe Ligji për nënshtetësisë. Sipas këtij ligji, të gjithë aplikuesit që synojnë të pajisen me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, përveç kushteve të tjera, duhet t?i nënshtrohen edhe testit për njohjen e gjuhës maqedonase. Ky nen, thonë nga Grupi Ndër resorësh për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, edhe më tutje nuk do të ndryshojë. Aplikuesit për nënshtetësi duhet të vazhdojnë t?i nënshtrohen testit vetëm për njohjen e gjuhës maqedonase.