Xing me Ermalin/ “Kujt i mungojne meshkujt ne jete le te vdese fare, kot ha buke”

2019-05-27 4

?Kujt i mungojnë meshkujt në jetë le të vdesë fare, kot ha bukë?
?Kujt i mungojnë meshkujt në jetë le të vdesë fare, kot ha bukë?, kështu tha mbrëmjen e sotme në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan aktorja e njohur Rita Lati kur u pyet për meshkujt. Vajza e saj Roza Lati, e cila po ashtu ishte e ftuar në emision tregoi se kur ajo festoi 25-vjetorin nëna e saj i kishte thënë të mos shqetësohej nëse në jetë s?do ta duronte njeri. Sipas saj aktorja i kishte thënë po ashtu që të lindë një bebe me fekondim dhe ta rrisnin bashkë.
Ermal Mamaqi: Ju keni thënë që nuk iu mungojnë meshkujt në jetë, me pak fjalë keni thënë: Kur do e gjen robi një mashkull. Po pse na shfrytëzoni kështu?
Rita Lati: Ermal kujt i mungojnë meshkujt në jetë le të vdesë fare, kot që ha bukë.
Roza Lati: Sido që të jetë, ka meshkuj për të gjithë. Rita Lati e mban mend se çfarë më ke bërë për 25-vjetor?
Rita Lati: Çfarë të kam bërë? Qyqja se na dëgjon dynjaja.
Roza Lati: Për 25-vjetorin tim pasi fika qirinjtë ndjeva një dorë të ngrohtë në shpatull. Ishte nëna ime e cila më tha: S?ka gjë po nuk të duroi njeri në jetë. Do bësh një bebe me fekondim dhe do ta rrisim bashkë.
Rita Lati: E kam thënë. /tvklan.al