Banorët e Pogradecit dhe jo vetëm rrezikojnë prej një viti jetët e tyre për shkak të rrëshqitjes së dherave në zonën e Unazës së qytetit, në vendin e njohur si Kalaja pranë pishave.
Kjo është një zonë e cila ka pasur herë pas here rrëshqitje të dherave duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe automjeteve që përdorin këtë aks rrugor.
Bashkia e qytetit ka apeluar për ndërhyrje të menjëhershme nga organet e ministrisë pasi fondet janë të pamjaftueshme për të vënë dorë në këtë zonë.
Ndërkaq drejtoria e policisë së Korcës ka kërkuar që ky segment rrugor të bëhet me një kalim dhe ky është hapi i parë që do të kryhet.
Edhe vetë banorët janë të shqetësuar nga kjo situatë pasi masivi shkëmbor mund t?i zerë poshtë në befasi ndërsa ata kalojnë në rrugë.