Report TV - Zjarri përfshin një makinë pranë parlamentit

2019-05-27 0

Në protestën e dhunshme të opozitës që për herë të parë nisi teksa errësohej, rreth ors 18:00, veç efektivëve të lënduar, disa protestusve, institucioneve të goditura me mjete të forta dhe tentativave për të sulmuar Parlamentin, janë dëmtuar edhe biznese rreth parlamentit, e po ashtu një makine i është vënë flaka.

Gjatë tensioneve mes protestuesve të cilët kanë hedhur kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë, këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit në tentativë për tu larguar kanë shkaktuar rrëmujë ku kanë thyer edhe një xham të një biznesi afër Kuvendit. Pas këtij incidenti kanë reaguar pronarët e biznesit të dëmtuar ku ka patur edhe një konfrontim fizik mes tyre dhe protestuesve.

Ndërkohë zjarri i shkaktuar nga protestuesit rrezikon të djegë një automjet.

Free Traffic Exchange