Ministrja e Arsimit, Besa Shahini pezullon nga detyra Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe i kërkon Presidentit Meta zyrtarisht shkarkimin e tij. Ajo dekalaron se drejtuesi i univesitetit është bërë pengesë për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë dhe nuk ka zgjidhur problemet e krijuara në institucionin që ai drejton.
?Unë nuk kam në dorë asnjë mjet ligjor për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës, përveç se të pezulloj Rektorin dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, që t?i hapim rrugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës. Na duhet një frymë bashkëpunimi mes studentëve, pedagogëve e udhëheqësve të universitetit, udhëheqësve mes tyre apo edhe me ne si ministri, gjë që është bërë e pamundur në Universitetin e Tiranës?, shprehet Ministrja e Arsimit.
Ky vendim i Ministres Shahini ishte paralajmëruar nga Kryeministri Rama, i cili e ka bërë përgjegjës Rektorin Koni për moszgjidhjen e problemeve të shfaqura nga studentët gjatë protestave të Dhjetorit. Rama e fajëson atë për shpërdorim të autonomisë së universitit, bllokim të sistemit elektronik dhe bibliotekës dixhitale, si dhe abuzime me kompetencat administrative që nuk i takojnë me ligj. Të gjitha këto shkelje janë faktuar sipas zonjës Shahini gjatë inspektimit të ministrisë në këtë universitet.
Pas vendimit të saj, ka reaguar Rektori Koni. Ai thekson se ?nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi? në institucionin që drejton. Rektori shprehet se vendimi për pezullimin dhe kërkesa për shkarkim, kanë qenë të pritshme. Në një postim në Facebook, Koni i cilëson sulmet ndaj tij të pashembullta ndërkohë që gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat.
Tv Klan