Nje nga grabitesit e Rinasit u largua ne kembe

2019-05-27 0

Dy nga pesë grabitësit të cilët vodhën 6,5 milion euro në pistën e Rinasit kanë qëlluar mbi forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët u përplasën me armë në afërsi të fshatit Tapizë.

Sipas raportit të zyrës operacionale të kryeministrisë, një pjesë të të cilit Tv Klan e publikoi të premten, jepen detaje edhe për shkëmbimin e zjarrit ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Aty sqarohet së një nga grabitësit u ekzekutua, ndërsa një grabitës i dytë është larguar në këmbë duke qëlluar në drejtim të fshatit Tapizë e Poshtme, e cila të nxjerr në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz.

Gjatë ndjekjes është marrë informacion se autorët janë larguar më një furgon të bardhë drejt Fushë Krujës. Por edhe në këtë dokument nuk sqarohet nëse grabitësi i dytë është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Në raport sqarohen edhe veprimet e autoritetit civil. Ky institucion është njoftuar nga koncesionari që menaxhon Aeroportin e Rinasit në orën 15.30 minuta, pra 33 minuta pas grabitjes.

Interesante është që ditën e ngjarjes një grup i drejtorisë së mbikëqyrjes në aviacion, po kthehej në Tiranë pas një inspektimi të planifikuar. Pasi morën dijeni për atë që kishte ndodhur, ata u kthyen përsëri për të qenë pjesë e komitetit të emergjencës, i ngritur nga TIA.

Po sipas të dhënave të Aviacionit Civil, TIA ka bërë një raport ngjarje të paplotë. Aviacioni Civil ka renditur në raport disa problematika të vazhdueshme që ka koncesionari. Kompania që siguron perimetrin e brendshëm të aeroportit ISTS ka mungesa patrullash, cilësia e rrethimit është e dobët, mungesë kamerash sigurie, mungesë ndriçimi. Ajo që është më shqetësuesja në raport është se TIA ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e aviacionit civil për përditësimin e programit te sigurisë.  Ndërsa në gjitha testet e sigurisë bërë nga policia dhe Aviacioni Civil, TIA ka dështuar.

Tv Klan

Free Traffic Exchange