Universiteti Bujqesor terhiqet nga protesta per shkollen

2019-05-27 0

Universiteti Bujqësor është tërhequr nga protestat kundër ndërtimit të shkollës Nënë Tereza në afërsi të korpusit universitar. Ata kanë vendosur që të mbështesin bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës së re sipas projektit dhe gjurmës së ndërtimit të përcaktuar në studimin e saj.

Dakordësia për ndërtimin e shkollës ka ardhur gjatë një tryeze diskutimi në përfundim të së cilës është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit.

 Vendimin e Universitetit Bujqësor e përshëndeti edhe kryebashkiaku Veliaj që tha se është një triumf i arsyes mbi histerinë politike duke shtuar se përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcenim për shoqërinë tonë!

Tv Klan