Skema e re e vlerësimit e aftësisë së kufizuar që po pilotohet në dy zona në kryeqytet, po kundërshtohet thuajse nga të gjitha grupet e interesit.
Kjo skemë përcakton vlerësimin jo më bazë të diagnozës, por trajton rast pas rasti paaftësinë për punë. Për këtë ndryshim, shoqata e personave që nuk shikojnë, i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale me një shkresë zyrtare ku rëndit një sërë shqetësimesh.
Këto ankesa e kanë çuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, të përfshihet në një proces të dytë konsultimesh me grupet e interesit.
Ulja e pagesës së aftësisë së kufizuar me skemën e re ishte një nga shqetësimet e personave përfitues.
Por zv/ministria e Shëndetësisë sqaron se pagesat nuk do të ulen.
Në përfundim të diskutimeve, drafti i ri pritet tu kalojë ministrive të linjës dhe në përfundim parlamentit për miratim.
Tv Klan