#rtvora
Mollët e fermerëve të Devollit po përfundojnë në lumë. Shkaqet kryesore mbeten mungesa e tregut dhe shitja nën kosto e tyre.
Devoll- Puna e një viti e fermerëve të fshatit Mançurisht ka përfunduar në lumin Devoll.
Fermerët e kësaj zone nuk shohin më rrugëzgjidhje. Prodhuesit e mollës që më parë rrëmbenin disi fitime, sot janë në mëshirë të fatit dhe në mungesë të tregut.
"Erdhi mesi i prillit dhe pjesa dërrmuese e mollës është në magazinë dhe po prishet" thotë një fermer.
"Kur nuk shkon patatja kryeministri thotë mbilleni mollë. Kur shkon patatja thotë mbilleni patate po vit për vit do e ndërroj unë. Molla është 250 lekë një rrënjë" thotë një fermere tjetër.
Vetëm pak kg mollë mund të shkojnë në treg. Të tjerat për shkak të stokut të një viti janë kalbur tërësisht. Fermerët apelojnë për marrjen e masave urgjente pasi e vetmja e ardhur për famijet e tyre është bujqësia.
"Po të hapësh magazinën e ke plot me mollë. Me 10 lekë kemi shitur shumicën, tani me 3 lekë po i marrin për lëngje dhe tani po i hedhim në lumë. Nuk shkon kjo punë kështu, të na gjejnë treg" thonë fermerët
Mungesa e tregut për mollët paraqitët shqetësuese në gjithë rrethin e Devollit. Konkretisht në fshatin Mancurisht, Proger dhe Cangonjë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fermeret-e-devollit-skane-treg-mollet-u-kalben-mundi-i-nje-viti-shkon-ne-lum
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz