Report Tv - Tregu në Shkodër jashtë standardeve, AKU: Bashkia të ndërhyjë, ose do gjobitet

2019-05-27 0

Tregu i ri i ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës nuk i plotëson standardet për tregtimin e peshkut dhe të bulmetit.

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Hasije Sadrija ka deklaruar se ky treg ka nevojë për përmirësime të menjëhershme. Përveç mungesës së kushteve, një problematikë shumë e madhe është shitja e produkteve në rrugë nga tregtarët. Nisur nga kjo, drejtoresha e AKU i ka bërë thirrje Bashkisë që të ndërhyjë, në të kundërtën do të gjobitet.

Gjatë 3 muajve të fundit, janë vendosur 13 gjoba, ndërkohë janë dhënë paralajmërime për mbi 200 biznese që operojnë në këtë treg.

Free Traffic Exchange