http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Anetari i Këshillit të Larte të Prokurorisë, Bujar Sheshi fitoi betejen e pare gjyqesore kunder Autoritetit per Informimin mbi Dokumentat e ish-sigurimit te shtetit.Gjykata Administrative vendosi te pranoje padine e prokurorit Shehi duke shfuqizuar vendimin e Autoritetit te Dosjeve se prokurori ka qene bashkepunetor i sigurimit.Por kryetarja e autoritetit te dosjeve Gentian Sula eshte e bindur ne vertesine e karteles, duke lajmeruar se do te apeloje vendimin e gjykates.GENTIANA SULAKRYETARE E AUTORITETIT TE DOSJEVE?Une i besoj atij qendrimi qe kemi mbajtur. Vendimi ka qene i paanshem, i pandikuar, natyrisht do ta apelojme vendimin.?Bujar Sheshi u zgjodh anetar i Keshillit te Larte te Prokurorise ne dhjetorin e vitit te kaluar.Pak jave me vone autoriteti i dosjeve arriti ne konkluzionin se Sheshi ka bashkepunuar me organet e sigurimit te shtetit.Ky vendim perkthehet automatikisht ne shkarkim te Bujar Sheshit nga Keshilli I Prokurorise pasi te gjitha organet e reja te sistemit te drejtesise e kane kusht pastertine e figures.Por fati I prokurorit Bujar Sheshi mbetet pezull derisa te shprehen te gjitha shkallet e gjyqesorit.