PD: Fijet qe lidhin Ramen me kompanine ICTS ne Rinas

2019-05-27 1

Demokratët publikuan disa fakte që sipas tyre lidhin avokatin e Partisë Socialiste, Eno Bushi me kompaninë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit ?Nënë Tereza?, ku pak ditë më parë u grabitën miliona Euro. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka tha se avokati Bushi ka zotëruar aksione të kompanisë ICTS e cila merr 2 milionë Euro për sigurinë e aeroportit.

"Kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE.

Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin. 

Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, Aldi Meloholli.
Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë
Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë,
Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit.
Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2".
Sipas Palokës grabitja e armatosur në Rinas është dëshmi se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë e aeroportit.

Tv Klan