Pak ditë pasi kryeministri paralajmëroi rishikimin e ligjit mbi autonominë e univers" /> Pak ditë pasi kryeministri paralajmëroi rishikimin e ligjit mbi autonominë e univers"/>
#rtvora
Pak ditë pasi kryeministri paralajmëroi rishikimin e ligjit mbi autonominë e universiteteve, presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të respektohet autonomia e universiteteve. Sipas Kreut të Shtetit politika duhet të qëndrojë larg arsimit të lartë ndërsa bëri apel që të plotësohen sa më parë kërkesat e studentëve si dhe të merren masa për të ndalur emigrimin e të rinjve.
Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe trupës pedagogjike mbi autononinë e universiteteve, ka sjellë dhe reagimin e presidentit Ilir Meta.
Duke kundërshtuar cënimin e autonomisë ia thekson se është më e rëndësishme forcimi i kërkimit shkencor në mënyrë që të sigurohet tregu i punës.
Ilir Meta: Kemi nevojë për një arsim të lartë, roli thelbësor i të cilit është, jo vetëm edukimi shkencor me cilësi, etikë e përgjegjësi, ashtu sikurse kemi shumë nevojë të forcojmë autoritetin dhe të respektojmë autonominë e universitetit, duke e mbajtur sa më larg politikës dhe ndikimeve të saj.
Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të duhur për një funksionim më të mirë dhe më cilësor e më të aksesueshëm të universiteteve publike. Njëkohësisht edhe përsa i takon përfshirjes së duhur edhe të studentëve në organet përfaqësuese dhe administrative.
Reforma në arsimin e lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse dhe duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe njëkohësisht të përdorimit dhe menaxhimit të burimeve të brendshme njerëzore dhe financiare të universiteteve në mënyrë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika.
Alarmi i rënë nga largimi i të rinjve prej Shqipërisë, ka qenë një tjetër shqetësim për presidentin, i cili kërkoi marrjen e masave të menjëhershme.
Ilir Meta: Jam shumë i shqetësuar nga fakti që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, e po kështu edhe të studentëve, ende dëshirojnë të largohen nga vendi.Kjo sjell jo vetëm probleme demografike, por në radhë të parë sociale e familjare, madje edhe kombëtare.
Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune, që plotësojnë pritshmëritë e tyre dhe që zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshme ekonominë e vendit.
Vetëm pak ditë më parë, kryeministri paralajmëroi rektorët se do tu heqë autonominë në rast se nuk bëjnë vlerësim të titujve akademikë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-zbatimi-i-ligjit-te-arsimit-te-larte-ka-probleme
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http:/...