Meta kundër Veliajt për shkollën në Kamzë?

2019-05-27 2

Në mesin e debatit të Universitetit Bujqësor dhe Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e dy shkollave të reja në afërsi me kampusin universitar, Presidenti Ilir Meta shigjeton Bashkinë e Tiranës, duke thënë se po ngushton hapësirat e kampusit universitar.

Por emisioni investigativ ?Stop? në Tv Klan ka publikuar dokumentet zyrtare, të cilat tregojnë se trualli i kthyer në ?mollë sherri? është një pronë private dhe nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të Universitetit Bujqësor, siç pretendon rektori i tij, Bari Musabelliu.

Ky dokument tregon se kjo pronë u përkiste motrave Sevasti e Parashqevi Qirjazi. Familjes Qiriani prona u është kthyer në vitin 2006.

Dhe në vitin 2018, kjo tokë u është blerë atyre nga Bashkia e Tiranës, siç tregon ky dokument tjetër, për ta përdorur për truall për ndërtimin e dy shkollave, 19-vjeçare dhe 1 të gjimnaz, për nevoja të komunitetit.

Tv Klan