RTV Ora - Historia e minatorëve të Bulqizës, në Bienalen e Venecias

2019-05-27 1

#rtvora
Mes 90 pavionëve në Bienalen e Venecias artisti Driant Zeneli do të përfaqësojë Shqipërinë me një ekspozitë kontemporane titulli i së cilës është shumë domethënës: ?Maybe the cosmos is not so extra ordinary?, subjekti është sa i thjeshtë aq edhe dramatik.

Historia e minatorëve të Bulqizës dhe tentativa e tyre për të mbijetuar. Kur kanë mbetur edhe 29 ditë nga Bienalja që do të zgjasë 6 muaj, Diranti thoë se vazhdon puna intensive për këtë përfaqësim të Shqipërisë.

Driant Zeneli: Janë ditë goxha intensive, janë ditët ku fillon e përmbyllet një proces i gjatë që ka filluar që në shtator 2018 që në momentin që unë, u zgjodha për të përfaqësuar Shqipërinë. Në këtë moment gjithë ekipi sepse unë jam artisti, por në realitet ka shumë shumë persona që po punojnë dhe besojnë me këtë, me pavionin shqiptar. Pjesa e projektit qe ti ke ndërtuar tani fillon dhe konkretizohet.

Bienalja e Venecias duket se i ka krijuar artistit pritshmëri të madha.

Driant Zeneli: Unë shpresoj që vepra që po dërgoj, të jetë një vepër që i flet shumë personave, që nuk flet vetëm për një komb, për një shtet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/historia-e-minatoreve-te-bulqizes-ne-bienalen-e-venecias

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz