RTV Ora - Sondazhi i IPR Marketing dhe Rtv Ora, Berisha: Noto, më i sakti në këto vitet e fundit

2019-05-27 2

#rtvora
Partitë nuk i kanë shumë të mira raportortet me sondazhet, por kur është fjala për të njohur merita Sali Berisha nuk nguron.

I ftuar në studion e lajmeve, Berisha përgëzoi sondazhin e parë për këtë vit zgjedhor të IPR Margeting dhe RTV Ora.

Edhe pse është i majtë, tha ish-kryeministri, Antonio Noto ka qenë preçiz me parashikimet e tij në Shqipëri dhe Itali.

Berisha: Së pari uroj të mos humbni licencën për shkak të atij sondazhi ju si televizion Ora. Së dyti dua të theksoj se Antonio Noto ka qenë i saktë, më i sakti në këto vitet e fundit. Është faktuar. Nuk më pëlqen shumë se është i majtë absolutisht por përsëri pollet i kanë dalë në Shqipëri dhe Itali shumë preçize.

Po çfarë tregon sondazhi për Berishën?

Berisha: Për mua ka këto të dhëna themelore. Tregon opozitën shumicë me 53% dhe kjo është e jashtëzakonshme. Së dyti ka një rritje të PD me 10 pikë dhe kjo është një rritje shumë e madhe në kushte opozite. Së treti ka një thyerje qafe më katasrofale të Edi Ramës, kthehet më keq se në vitin 2005 kur 35% e socialistëve thoshin se lideri ynë është Saliu Berisha.Edi Rama bie në kuota dhe ka shumë mundësi tu kushtojë licencën ju. Ajo është punë tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sondazhi-i-ipr-marketing-dhe-rtv-ora-noto-me-i-sakti-ne-keto-vitet-e-fundit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz