Pamjet e grabitjes, ja si u thye siguria ne Rinas

2019-05-27 4

Bëhen publike të tjera detaje nga grabitja e parave në pistën e aeroportit të Rinasit. Si shihet dhe në pamje, furgoni vjen me shpejtësi nga rruga dytësore, paralel me fundin e parkimit dhe ndalon në portën e autorizuar vetëm për hyrjen e zjarrëfikseve.

Pas disa sekondash, i pari që zbret është shoferi dhe më pas njëri nga grabitësit. Njëri pret zinxhirët e portës me darë metalike, ndërsa tjetri lidh me një kavo bllokun e betonit për ta zhvendosur me furgon.

Siç duket në pamje, ata janë të qetë dhe çdo lëvizje e kryejnë me saktësi të plotë. Veprimet e tyre nuk ngjallin asnjë dyshim tek kalimtarët që lëvizin pas shpinës së tyre.
U duhet vetëm një minutë kohë për të hapur portën dhe hyrë brenda në pistën e aeroportit. Nën kërcënimin e armëve morën disa thasë me para që po imbarkoheshin në avionin e linjës Tiranë - Vienë.

Furgoni i grabitësve është kapur nga kamerat e sigurisë edhe në momentin që ka dalë nga pista e aeroportit të Rinasit, tashmë nga një portë tjetër.

Janë katër persona të armatosur që zbresin nga furgoni. Dy prej tyre presin pa vështirësi zinxhirët, ndërsa më pas të pestë grabitësit largohen me paratë.

Pamjet tregojnë edhe lëvizjen e fundit në rrugën pas aeroportit ku furgoni me mbishkrimin "hetimi tatimor" ecën me derë të hapur drejt Tapizës ku ndodhi dhe përplasja me armë me policinë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, organizator i të paktën 3 grabitjeve të tjera të parave të bankave. Identifikimi i tij u bë pas bashkëpunimit me palën greke, që solli konfirmimin e analizave të gjurmëve të gishtërinjve, pasi Murataj kishte qenë i arrestuar në vendin fqinj për disa grabitje.

Dy ditë pas kësaj ngjarje policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi ka dyshime se ata mund të fshihen në këtë zonë.

Në fshatin Dritas, shumë afër vendit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, mes policisë dhe grupit ku bënte pjesë Admir Murataj, u gjet e djegur një makinë.

Grabitësit pasi realizuan vjedhen e parave në aeroportin e Rinasit, dyshohet se dogjën një prej tre mjeteve në brendësi të tunelit të fshatit Dritas. Ai është një furgon Furgoni ?Mercedez-Benz? me ngjyrë të bardhë. Brenda tij policia gjeti armatime dhe municione të shumta. Pas kqyrjes, ekspertët nuk mundën të mblidhin prova të vlefshme për hetimin.

Tv Klan

Free Traffic Exchange