Universiteti Bujqësor do të padisë Bashkinë e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Asambleja e pedagogëve të universitetit bujqësor është mbledhur këtë te enjte për te diskuar masat kundër ndërtimit të shkollës nga bashkia e Tiranës.Por protesta e studentëve nuk ka gjetur mbështetjen e plotë të drejtuesve të fakulteteve.Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën por vendimmarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve. Unë si dekan do mbështesë mendimin e shumicës. Dekani, Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën.Pas përfundimit të mbledhjes, ku pedagogët shprehën mbështetjen për studentët vijuan protestën në territorin e rrethuar nga Bashkia e Tiranës.Ilir Kristo, profesor i Universitetit Bujqësor paralajmëroi edhe një padi penale ndaj Bashkisë së Tiranës.Prej disa ditësh studente e pedagoge te Universitetit Bujqësor protestojnë duke këmbëngulur se ndërtimi i shkollës cenon territorin e kampusit. Gjate tubimeve nuk kane munguar as përplasjet me policinë.