Forcat e armatosura zhvillojnë panairin ushtarak në Kukës

2019-05-27 0

Forcat e Armatosura kanë zbarkuar mëngjesin e kësaj të enjteje në Kukës, në kuadër të një stërvitjeje disa ditore që do të zhvillohet në rajonin verilindor. Me dhjetëra autoblinda e ushtarë komando, të shoqëruar nga policia ushtarake, qëndruan në sheshin kryesor të qytetit, ku edhe demonstruan për qytetarët arsenalin që zotërojnë.

"Duam ti tregojmë njerëzve se paratë që japin ata si taksapagues shkojnë për modernizimin e FA. E rëndësishme për ne si ushtarakë është ti tregojmë atyre çfarë ju ofrojmë dhe ushtria ju ofron stërvitje, arsimim, mundësi për të zhvilluar veten e tyre edhe në pjesën jashtë Forcave të Armatosura", tha Albert Mullai, komandant i forcës tokësore.

Qindra qytetarë të Kukësit vizituan panairin ushtarak duke marrë edhe sqarime nga oficerët e lartë të forcave të armatosura rreth mjeteve e armatimit të ushtrisë.

Free Traffic Exchange