Deputeti demokrat Myslim Murrizi foli me tone të ashpra ndaj qeverisë së Ramës, por edhe ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha. Sipas Murrizit, 400 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për shkak të marrveshjes së 1 Prillit mes Ramës dhe Metës.
Më tej Murrizi ka kritikuar edhe Bashën i cili sipas tij imitoi ?Rilindjen? në ?Republikën e Re?. Deputeti shpërtheu në akuza ndaj politikanëve të cilët sipas tij nuk e duan Europën pasi e kanë kaluar luksin e saj.
?400 mijë shqiptarë janë arratisur dhe janë larguar nga Shqipëria falë marrëveshjes së 1 Prillit që solli varfërinë e shqiptarëve.
Erdhi viti 2017-të në Shkurt të këtij viti i futëm edhe ne një çadër duke imituar Rilindjen që krijuat ju në 2009-tën ku hapët çadër në mes të bulevardit për hapjen e kutive me Republikën e Re që do krijonim ne.
Më pas kur na tërhoqën veshin u ulëm në mes të natës e bëtë një marrveshje që se di kush.
Republika e Re u fut sakate në zgjedhjet e 2017-tës. Në Europë nuk hyhet me hile por me drejtësi.
Në Europë nuk hyhet duke i shkelur syrin njëri-tjetrit dhe të shahemi për sy e faqe.
Në Europë nuk hyhet kur qytetarët nuk zgjedhin drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre por të zgjedhurit e partive.Shqiptarët e duan Europën për një jetë më të mirë, por qeveritarët nuk e duan atë se e kanë kapërcyer luksin e Europës?, tha Murrizi.