Zgjedhja e Vate Stakës në vend të Antoneta Sevdarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shkaktuar debate në Asamblenë e përgjithshme të Prokurorëve. Debati ka qenë për fletën e votimit, ku Sokol Malaj ka kërkuar që në flet të shkruhen opsionet pro dhe kundër, ndërsa në kundërpërgjigje Arta Marku u shpreh se ky vendim tashmë është marrë dhe kush nuk do mund të largohet dhe të mos marrë pjesë në votim.
Pikërisht këto qëndrime kanë shkaktuar edhe debate.