#tvora #intervista
Teksa zyrtarët e shtetit bëjnë ping-pong deklaratash me koncesionarin e aeroportit të Rinasin për sigurinë, ish- kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi dhe eksperti i Aviacionit Civil Dritan Goxhaj drejton gishtin e përgjegjësisë tek autoritetet shtetërore, posaçërisht te Ministria e Transporteve.
Të ftuar në studion e RTV Ora, Prençi kujtoi se nga 2015 kur është bërë dhe auditi, nuk është zbatuar asnjë nga rekomandimet dhe masat e dhëna.
Prençi: Dominon tendenca për të larguar përgjegjësitë. Jam në dijeni të disa zhvillimeve që janë bërë vitet e fundit duke filluar nga 2015 ku Autoriteti i Aviacionit Civil dhe aeroporti i Rinasit i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga institucione ndërkombëtare të sigurisë së raportit dhe ka një raport të hollësisëhm ku janë dhënë detyra në mënyrë të përsëritur për sigurimin e aeroprtit të Rinasit sidomos me hyrjen dhe daljen e makinave, si duhen shoqëruar dhe si duhen kryer veprimet.Që në 2005 kur i është dorëzuar nga policia e shtetit koncesionarit së bashku me ICTS është shkrirë reparti i sigurimit të jashtëm. Kemi propozuar herë pas here masa shtesë për aeroportin e Rinasit. Përgjegjësinë e ka vetë Ministria e Transporteve që duhet të përgjigjej se i kanë shkuar raporte të njëpasnjëshme, Ministria ka mbajtur lidhjet me koncesionarin. Përveç kësaj Ministri i Brendshëm për 4 vjet ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit Civil dhe asnjëherë nuk ka marrë në konsideratë propozimet që janë bërë. Kemi debatuar në mbledhje me koncesionarin dhe thoshte kush jeni ju se e kishte rregulluar me të tjerët, përfaqësuesit e lartë të shtetit.
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz