Basha futet 'live' me video të montuar, momenti kur ngatërrohet

2019-05-27 1

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një videoje "Live" në Facebook, ka reaguar në lidhje me deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes për të shtuar Policinë Ushtarake në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas.

Basha gjatë fjalës së tij ku shprehet e prezenca e ushtrisë në aeroport është e jashtëligjshme, duket se është "Live" por një detaj në mes të videos tregon se kreu i PD-së këtë video e ka inçizuar dy herë. Teksa akuzon Ramën për lidhje dhe afera korruptive, në minutën 1:08 - 1.09, Basha ngatërron fjalinë e tij dhe përmend emrin "Olsi", por më pas shkëput videon dhe e fillon me konçesionarin. Mesa duket kreu i PD-së nuk e ka patur të mundur që ta përfundojë siç duhet "video live-n".