Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e konsideron ngjarjen e grabitjes së milionave Eurove një ditë më parë si të papranueshme dhe cënim të rëndë të sigurisë kombëtare.
Për kreun e shtetit, përgjegjësia për përsëritjen e kësaj ngjarjeje brenda një zone me rëndësi të veçantë në një shtet anëtar të NATO-s, nuk duhet të mbetet vetëm te grabitësit, por edhe te institucionet që nuk morën masat për ta parandaluar. Ai u shpreh i gatshëm për t?i dorëzuar prokurorisë dokumentacionin e detyrave të lëna për të marrë masat në këtë zonë gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti Meta tha se ka mbajtur një mbledhje më datën 16 maj 2018, ku dhe janë ndarë detyrat për grupin e punës i cili do të merrte masat për të parandaluar grabitjet në pistën e sigurisë së aeroportit.
Tv Klan