RTV Ora - Braçe paralajmëron një tjetër skaner në administratën publike, jo partiakëve

2019-05-27 1

#rtvora
Pak muaj nga afati i paralajmëruar për vendimin e Bashkimit Europian mbi negociatat e integrimit me Shqipërinë, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka paralajmëruar një tjetër skaner në administratën publike.

Në takimin e grupit të posaçëm ai theksoi se nuk do të ketë më vend për partiakët.

Braçe: Ne i duam në zyrat e shtetit njerëzit më të përgatitur dhe që ofrojnë shërbimin publik pavarësisht bindjeve të tyre politike. Nuk do të tolerohen, nuk do të ndodhë asnjë vonesë apo mosrealizim për shkaqe subjektive. Nuk do të ndodhë dhe për këtë ju garantoj në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i pranishëm në tryezë deklaroi se reformimi në administratën publike është një ndër prioritetet për integrimin europian.

Soreca: Administrata publike duhet të punojë dhe të gjejë zgjidhje. Është një ndër pikat kyçe për integrimin por edhe për shqiptarët që të marrin shërbimet e duhura. Administrata publike është makineria që sjell te qytetarët politikat e qeverisë vendore dhe jo vetëm, ndaj dhe kjo reformë duhet të zbatohet në të gjithë Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/brace-paralajmeron-nje-tjeter-skaner-ne-administraten-publike-jo-partiakeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz