Tragjedia me një akt, ?Salome? e Oskar Wilde, ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Vepra sjell për publikun emocione tronditëse edhe rrëngjethëse, të cilat janë fryt i një pasioni të pazakontë. Salome (Ermira Hysaj), Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia (Yllka Mujo), gruaja e mbretit Herod (Alert Çeloaliaj), i cili vrau vëllanë dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan (Ervin Bejleri) dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit, që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit. Për herë të parë për këtë vepër në skenën e këtij teatri nën regjinë e Carlo Sciccaluga-s ngjitet aktorja Yllja Mujo, e cila luan rolin ë mbretëreshës. Ndërsa, nën petkun e Salomes do të jetë aktorja Ermira Hysaj.
?Më duket e çuditshme, që luaj për herë të parë në këtë skenë edhe që do të kem përballë një publik në këtë skenë. Është eksperiment për mua, është një risi. Duke mos i ulur vlerat veprës së jashtëzakonshme të Oskar Wilde, sepse është një vepër estetike edhe poetike, me tone dramatike është një sfidë për të gjithë aktorët. Teatri Eksperimental vazhdon që të kërkojë sfida të rëndësishme për pjesët që vihen këtu. Kjo i jep teatrit frymën që i duhet, po bëhet sfida e një teatri të vërtetë, duke i vënë të gjithë aktorët në një presion shumë të madh? shprehet ndër të tjera aktorja e njohur Yllka Mujo.
Koncepti i regjisorit italian është përtej asaj që shkruhet. Regjisori na rrëfen se ka këmbëngulur tek ajo, çka realisht Oskar Wilde, i cili e ka shkruar këtë vet për në vitin 1891 do të dëshironte që të përcillej tek publiku.
?Për këtë vepër është dashur shumë bashkëpunim me aktorët, sepse emocionet janë shumë të forta këtu dhe duhet një motiv i rëndësishëm që kjo vepër të ngjitet në skenë. Gjuha është shumë poetike, edhe është shumë e vështirë nga ana teknike për aktorët. Unë nuk jam një regjisor modern, edhe pse jam vetëm 31 vjeç. Jam përpjekur që të kuptoj atë që do të donte që të shkruante vërtet autori, jo atë që shkruhet?, thotë regjisori Carlo Sciccaluga.
Vepra do të ngjitet në datë 14 prill në skenën e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Për herë të parë është ngjitur në skenën në gjuhën në të cilën është shkruar, në frëngjisht. Ndërsa për herë të parë për publikun britanik është shfaqur në vitin 1918, disa vjet pas ndarjes nga jeta të Oskar Wilde.