Ahmeti: Të mos harrojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen

2019-05-27 0

Në Bllacë është përkujtuar 20 vjetori i gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Në shenjë simbolike autoritetet kosovare kanë sjell një tren për të përkujtuar dëbimin me dhunë të qindra mijëra shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ky monument duhet të na shërben që të  përkujtojmë gjithmonë gjenocidin mbi popullin shqiptar në mënyrë që mos ta harrojmë të kaluarën, sepse pa të nuk ka edhe të ardhme.