#rtvora
Autoriteti i dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit ka kërkuar nisjen e verifikimit të të gjithë kandidatëve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në raportimin në komisionin parlamentar të ligjeve Gentiana Sula i bëri thirrje komisionit qendror të zgjedhjeve që të bashkëpunojë në këtë proces.
"Të bëhemi sa më të vlefshëm që verifikimi i kandidatëve të kalojë nga institucioni jonë"
Sula tha se studiuesit dhe gazetarët kanë në dispozicion të gjitha informacionet e kërkuara, por 70 përqind e dosjeve të institucionit mbeten ende sekrete.
"Natyra e dokumenteve është e tillë, shpesh herë përbaltëse dhe shpesh herë nuk është kollaj i verifikueshëm dhe duhet dëgjuar dhe zëri i personit të prekur'
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja bëri thirrje për ndarjen nga e shkuara
"Në institucione, në botën e medias, shërbimi diplomatik, drejtësi dhe kudo që të jenë dhe bëjnë moralin e shoqërisë në radhë të parë të kenë një vijë të kuqe me të kalurën"
Në raport Sula theksoi se tashmë institucioni që drejton funksionon me staf të reduktuar, teksa paralajmëroi se me nisjen e vettingut në polici ngarkesa do të jetë edhe më e lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-hapen-dosjet-e-kandidateve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz