Basha: “Opozita është shumica e re qeverisëse e vendit” - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne Durrës dhe Elbasan, lideri i opozitës Lulzim Basha çoi mesazhin e rritjes se partisë demokratike. Nga qyteti bregdetar Basha ka premtuar se çdo politikan qe ka abuzuar me pushtetin do te japë llogari para drejtësisë.?Do të japin llogari dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë që u kanë vjedhur durrsakëve dhe që kanë vënë mbi gjakun, djersën dhe pronat e durrsakëve. Vangjush Dakon e pret burgu. Edhe kryetarin e ri të shtabit elektoral të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, burgu e pret edhe atë.Gjate takimit me strukturat e Partise Basha beri thirrje për pjesëmarrje masive ne protestën e 13 prillit për te ndryshuar situatën politike ne vend.?Sot Partia Demokratike dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t?ju përgjigjur kësaj klike kriminelësh. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti.?Ne 13 prill opozita do te zhvilloje protestën e 3 kombëtare para kryeministrisë për te kërkuar largimin e Edi Rames e krijimin e një qeverie teknike.

Free Traffic Exchange