Në një deklaratë për mediat, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi masa të forta ligjore ndaj koncesionarit të Aeroportit të Rinasit, për të cilin tha se ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësisë për sigurinë fizike të aeroportit.
"Nisur nga incidenti i rëndë i djeshëm dhe marrëdhënieve të vështira me shoqërinë koncesionare, autoritetet do të marrin masa ligjore, të menjëhershme dhe të forta për të garantuar sigurinë në Aeroportin e Rinasit", tha Lleshaj.
Sa i përket 4 anëtarëve të bandës kriminale, Ministri tha se falë reagimit të shpejtë të policisë, grupi hetimor ka prova të shumta dhe të rëndësishme materiale. Ndërsa vdekjen e Admir Muratajt gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë, Lleshaj e konsideroi një goditje të rëndë për këtë grup./tvklan.al