Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme, kanë sjellë përmbytje në disa lagje dhe rrugë. Lagja 28 Nëntori, Pavarësia zona e Skelës ndodhen nën prezencën e ujit duke sjellë vështirësi në qarkullim sit ë automjeteve por dhe të këmbësorëve.
Edhe pse punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve komunale të bashkisë së Vlorës ndodhen në terren për hapjen e pusetave dhe pastrimin e tyre, reshjet kanë qenë me intesitet të lartë dhe situata vijon të jetë problematike për qytetarët e Vlorës.
Edhe pse hidrovori i qytetit të Vlorës ka punuar me kapacitet të plotë niveli i ujit në rrugë në disa akse rrugore shkon deri në 30 cm, kjo për faktin se disa zona në qytet ndodhen pothuajse nën nivelin e detit. Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezent dhe situata problematike, e cila do të vijojë deri në qetësimin e motit.