RTV Ora - Grabitja e 10 mln eurove, personi që u vra në Rinas është Admir Murataj

2019-05-27 0

#rtvora
Një prej grabitësve, i cili u ekzekutua nga policia gjatë grabitjes së parave në Rinas është Admir Murataj. Lajmi konfirmohet nga burime të RTV ORA nga mjekësia ligjore.

Pritet dhe përgjigja e ADN për të konfirmuar përfundimisht se viktima është shtetasi Admir Murataj.

Bëhet fjalë për grabitjen e parave të rreth 4 bankave të nivelit të dytë që do të transportoheshin në Vjenë. Besohet se bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro.

Autorët e armatosur arritën që të futen në pistën e aeroportit dhe me anë të kërcënimit zbritën thasët me euro dhe gjatë përplasjes me policinë mbeti i vrarë një prej autorëve.

Disa të shoqëruar, mes tyre edhe familjarë të Muratajt

Gazetarja e RTV ORA, Keti Banushi raporton se gjatë natës janë bërë disa shoqërime, mes tyre edhe familjarë të Admir Muratajt.

Dyshohet për të njëjtin grup që ka kryer edhe grabitje të tjera

Ndërkohë çështja i ka kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Burime nga grupi i hetimit dyshohet se është i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjet e tjera në Rinas.

Dyshime për moshën

Burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se ka dyshime në lidhje me moshën e viktimës, pasi ai dyshohet se është rreth 32 vjeç, ndërsa Admir Murataj është i moshës 42 vjeç.

Policia kontroll në banesën e Admir Murataj

Mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesën e Admir Muratajt në Tiranë. Kontrollet janë zhvilluar pas informacioneve paraprake se personi që u vra në Rinas gjatë grabitjes së 10 milionë eurove është Admir Murataj.

Lajmi i publikua fillimisht nga mediat greke

Ndërkohë lajmin e se viktima është Admir Murataj më herët e raportuan mediat greke.

Admir Muratajt, është organizatori i tre grabitjeve me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit janë dënuar.

CNN në gjuhën greke shkruan se Admir Murataj së bashku me 10 persona të tjerë shqiptare u arratis nga burgu i Trikalasë në vitin 2013.

Pas arratisjes së tij, më 16 maj 2013, ai kishte kryer së bashku me një bashkëatdhetar gryen një grabitje në një bankë në Larisa.

Siç shkruan CNN grek, pak kohë më vonë, Murataj mori pjesë në një tjetër grabitje, në një supermarket në Peristeri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mediat-greke-ja-kush-eshte-personi-qe-u-vra-ne-rinas
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz